Organizata gjermane “Help” ka ndarë 20 grande për Komunën e Mitrovicën në kuadër të projektit “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” dhe zbatimin e projektit tjetër “Grante për Mikro Biznese”.
Kordinatorja e kësaj organizate për Kosovën, Shqipe Breznica, ka thënë se për vitin 2018 ka sigurua mjete në shumë prej 40.000 euro, për mbështetje me 20 grande për pajisje të përfituesve, secilin në vlerë prej 2.000 euro, si dhe ofrimin e e trajnimeve profesionale me mbështetje teknike për përfituesit.
Pjesëmarrja e komunës me bashkëfinancim në këtë projekt do të jetë 20 për qind nga shuma e përgjithshme prej 40.000 euro.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri tha se komuna do t’i përmbush obligimet e veta financiare, por edhe të tjera, në mënyrë që projektet të realizohen me sukses.