Komuna e Ferizajt ka hapur debatet publike për plotësimin e listës me projekte kapitale, të cilat pritet të realizohen gjatë viteve 2018-2020, ndërkohë drejtoritë përkatëse gjatë periudhës së fundit kohore kanë pranuar mbi 100 kërkesa të ndryshme nga qytetarët për projekte të infrastrukturës rrugore, shkollore, shëndetësore, kanalizime, ujësjellës, pastaj një varg projektesh për hapje të rrugëve të reja etj.
Gjatë vitit 2018 Komuna e Ferizajt ka planifikuar të shpenzojë afër 28 milionë euro për projekte të ndryshme kapitale dhe për të gjitha kategoritë e tjera, përfshirë edhe pagat për mësimdhënës, për shërbyes civilë etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për projektet e kornizës afatmesme buxhetore për vitin 2018 komuna ka planifikuar një rritje prej një milion e 100 mijë eurosh në krahasim me buxhetin e këtij viti, i cili aktualisht është rreth 7 milionë euro... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.