Arbëri

“Bifurkacioni” kompenson 197 konsumatorë për taksën e kyçjes

Kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj gjatë muajve të fundit është obliguar t’ua kompensojë nga 50 euro 197 konsumatorëve të cilët këto taksa i kanë paguar për kyçje të reja në sistemin e ujësjellësit pas datës 1 qershor të vitit 2016, megjithëse kjo taksë është zbritur në 5 euro nga Autoriteti Rregullativ i ujit.

Kjo kompani nuk e ka përfillur këtë vendim, ndërkohë ka vazhduar me taksa të njëjta deri në fund të vitit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pak ditë më parë Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin e auditimit financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit në të cilin ka gjetur një varg parregullsish dhe ka detyruar kompaninë rajonale të ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj dhe KUR “Prishtina” në Prishtinë, Lipjan e Shtime t’ua kthejë konsumatorëve të gjitha taksat për kyçje pas datës 1 qershor 2016... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.