Kosovë

Shoferët e autoambulancës së QKMF-së në Pejë mbajnë vetëm ndërrimin e ditës

Shoferët e autoambulancës së QKMF-së në Pejë mbajnë vetëm ndërrimin e ditës
 

Pejë, 16 dhjetor – Ka pesë muaj që autoambulancat e Urgjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Pejë nuk drejtohen në ndërrimin e natës nga vozitësit e kësaj urgjence, por nga mjeku ose infermieri të cilët janë në ndërrim.

Kjo ka shkaktuar reagim të shoferëve, të cilët kanë pritur se gjendja do të ndryshojë dhe ata do të mund serish të punojnë edhe në ndërrimin e natës, kur kanë edhe me tepër orë pune, që paguhen edhe më shumë. Por, situata e tyre nuk ka ndryshuar.