Kosovë

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë

Komuna e Malishevës ekzekutoi mjete për 406 nëna që kanë lindur fëmijë
Foto: KOHA

Komuna e Malishevës ka bërë ekzekutimin e 40 mijë e 600 eurove për 406 nënat që kanë lindur gjatë këtij viti. Ky ekzekutim vjen në kuadër të zbatimit të vendimit të Kuvendit Komunal për përkrahje financiare për nënat që lindin, të cilat kanë aplikuar për këtë përkrahje.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa në këtë komunë, Valon Mazreku.