Kosovë

Peja përgatit hapësira të reja nëse shtohet numri i të infektuarve me koronavirus

Prej fillimit të qershorit, kur janë lehtësuar masat parandaluese të përhapjes së pandemisë COVID-19, në Komunën e Pejës nuk kalon një ditë që nuk regjistrohet së paku një i infektuar.

Prej 100 rasteve të reja me COVID-19, aktualisht janë 54 raste aktive. Prej tyre 17 janë të regjistruar në Repartin Infektiv të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, por vetëm katër prej tyre, siç tregon infektologu Zenel Shatri, janë të shtrirë, derisa të tjerët trajtohen në mënyrë ambulantive dhe janë nën përcjellje të vazhdueshme të stafit mjekësor, raporton KOHA.