Kosovë

GVL “Llapusha” nis ndërtimin e parkingut te varrezat e Tërpezës së Malishevës

GVL “Llapusha” nis ndërtimin e parkingut te varrezat e Tërpezës së Malishevës

Malishevë, 29 qershor - Grupi i Veprimit Lokal (GVL) “Llapusha” në Malishevë, ka filluar realizimin e projektit për ndërtimin e parkingut përreth varrezave në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Sipas koordinatorit të projektit, Halit Mazrekut, “Qëllimi kryesor i GLV-ve është që të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të zonave rurale, duke i ofruar përkrahje komunitetit rural për përgatitjen dhe zbatimin e strategjive zhvillimore në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin lokal”.