Arbëri

Nis protesta në Kamenicë kundër reformës në arsim

Në komunën e Kamenicës ka filluar protesta kundër reformës në arsim.

Banorë të komunës së Kamenicës të cilët po kundërshtojnë reformën në arsim janë mbledhur para objektit të komunës për të kundërshtuar planet e kryetarit të komunës, Qëndron Kastrati për reformën në arsim, raporton korrespodenti i Kohës Ditore nga Gjilani.

Banorët vlerësojnë se reforma parasheh mbylljen e një pjese të shkollave dhe transferimin e nxënësve në shkolla tjera.

Kryetari Kastrati, kujtojmë se disa herë u bëri thirrje prindërve që t’i bashkohen kësaj reforme në arsim pasi që sipas tij kjo është në të mirë të nxënësve.