Arbëri

Mbeten pa ujë disa fshatra në Pejë, “Hidrodrini” thotë se rikthehet në orën 17

KRU “Hidrodrini” në Pejë, ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa fshatra.

“Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek (Ura e KFOR-it) në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe Bashkësinë Territoriale 'Dardania 3'”, thuhet në njoftim.

Sipas “Hodrdrinit” prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU 'Hidrodrini' ka qenë i menjëhershëm.

“Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00”, thuhet në njoftimin për media.

{gallery}