Arbëri

Ndahen 172 mjete pune për fermerët e Rahovecit, subvencion nga komuna

Këto 172 pajisje bujqësore janë planifikuar që t’u jepen fermerëve nga Komuna e Rahovecit.

Të mërkurën ka vazhduar faza e dytë e shpërndarjes së mekanizmave bujqësorë për fermerët e kësaj ane, raporton KTV.

Ndonëse të gëzuar, pasi që ishte hera e parë që kanë marrë një ndihmë të tillë, bujqit kërkuan që të ketë angazhim me të madh nga institucionet për ta.

Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Berat Duraku, tha se i gjithë procesi për ndarjen e këtyre mekanizmave ka shkuar në rregull.

Tutje, Duraku ka treguar se shumë shpejt do të fillojë edhe shpërndarja e serave në këtë komunë.

Për fermerët, Komuna e Rahovecit ka paraparë që të shpërndahen gjithsej 791 pajisje bujqësore, gjë që arrin shumën e rreth 400 mijë eurove.