Ferizaj, 25 korrik – Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” që monitoron zhvillimet në Komunën e Ferizajt ka kritikuar Ekzekutivin e Komunës për keqmenaxhim të parasë publike. Sipas kësaj OJQ-je, një gjë e tillë është dëshmuar edhe në raportin e fundit të auditorit të përgjithshëm për vitin 2018.
“Avonet” ka bërë të ditur se gjatë vitit 2018 ekzekutivi i kësaj komune ka paguar, regjistruar dhe ka keqklasifikuar shpenzime në shumë prej 449 mijë e 551 eurosh për vendime gjyqësore, ndërkaq dhe pasojë e mosplanifikimit të duhur të buxhetit, nga kategoria e investimeve kapitale nga vlera prej 248 mijë e 944 eurosh janë paguar 63 mijë 794 euro për paga jubilare për mësimdhënësit që dalin në pension, 170 mijë e 824 euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime dhe 14 mijë e 326 euro për subvencione. Kenan Gashi, drejtor në këtë OJQ, ka thënë se Komuna e Ferizajt radhitet ndër të parat në Kosovë për shkelje ligjore.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")