Arbëri

INPO kërkon ndërprerjen e procesit zgjedhor për kryetar të fshatrave të Ferizajt

Iniciativa për progres “INPO”, ka kritikuar procesin e zgjedhjeve për kryetar të fshatrave duke e cilësuar si të jashtëligjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo OJQ ka kërkuar anulimin e këtij procesi me arsyetim se qytetarët nuk janë njoftuar me kohë, andaj pjesëmarrja e tyre në votim është mjaft e vogël.

“Organizata INPO është thellësisht e zhgënjyer me këmbënguljen e Ekzekutivit të Komunës së Ferizajt që zgjedhjet e këshillave lokale të mbahen në mënyrë tinëzare, pa pjesëmarrje të qytetarëve dhe të nxirren përfaqësues jolegjitimë.

Me gjithë thirrjet e organizatës INPO, Komuna e Ferizajt më 5 qershor 2019 ka filluar procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokale, fillimisht në fshatrat: Rahovicë, Mirosalë dhe Pojatë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)