Kuvendi Komunal i Ferizajt prej 2 vjetësh pati marrë vendimin për ndryshimin e Rregullores për bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe zona urbane. Ndërkohë gjatë këtij viti Komuna ka marrë vendimin për shpalljen e këtyre zgjedhjeve, mirëpo ky proces prej disa muajsh po zvarritet pa ndonjë arsye konkrete.
Përfaqësuesit e disa fshatrave kanë thënë se Komuna insiston ta politizojë procesin zgjedhor me qëllim që militantët e qeverisjes lokale (PDK) të zgjedhën kryetar fshatrash.
Në këtë proces Komuna e Ferizajt është treguar jotransparente edhe me OJQ “INPO”, e cila ka shprehur interesim për monitorimin e zgjedhjeve, mirëpo asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje.
Arbenita Topalli, monitoruese në “INPO”, ka thënë se Komuna si njësi vetëqeverisëse, duke u mbështetur në Rregulloren për bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe zonat urbane ka kompetencë të organizojë zgjedhjet e përfaqësuesve të bashkësive lokale, mirëpo procesi po zvarritet.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)