Arbëri

Vendosen kamerat e sigurisë në shkollën “Ismajl Qemajli” në Prelez të Jerlive

Udhëheqësi i Komiteteve Lokale për Siguri Publike (KLSP) nga Ferizaj, Arlind Avdyli bëri përurimin e projektit “Vendosja e kamerave në shkollën fillore e mesme e ulet ‘Ismail Qemali’ Prelez i Jerlive të Ferizajt”, shkollë e cila u pajis me kamera të sigurisë.

Ky projekt është financuar nga Ambasada e Mbretërisë Norvegjeze, OSBE, Komuna e Ferizajt dhe mbështetur nga Stacioni Policor në Ferizaj.

KLSP-të deri më tani kanë realizuar disa projekte në territorin e Komunës së Ferizaj si, në fshatin Bablak, projekti “Parku i fshatit”, në Talinovc i Muhaxherëve, projekti “Fusha sportive dhe park”, në fshatin Doganaj, projekti “Ndriçimi publikë dhe kabineti i informatikës” dhe Prelez të Jerlive projekti “Vendosja e kamerave në shkollë”.

{gallery}

KLSP-të bashkërisht me OSBE-në, bënë dorëzim-pranimin e këtij projekti në shkollë ku të pranishëm ishin komandanti i Stacionit policor në Ferizaj, menaxhmenti i shkollës në krye me Drejtoreshën Zejnepe Salihu Mustafa, e cila me këtë rast falënderoi KLSP-në për punën e tyre që po bëjnë në komunitet dhe sa i përket këtij projekti theksi se stafit të saj dhe nxënësve do të ju lehtësojë shumë punën për mësim dhe çështje të sigurisë së objektit shkollorë.

KLSP-të thonë se do të vazhdojnë me disa nga projektet e radhës në komunitet, si rregullimi i hapësirave publike, ndriçimi publik, e ndërtimin e fushave sportive të hapura dhe vendosjen e kamerave në zona me frekuentim më të madh.

Komitetet Lokale për Siguri Publike janë trupa konsultativë për policinë në identifikimin, adresimin dhe në partneritet me policinë bëjnë zgjidhjen e problemeve lokale në bashkësi.