Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi për balotazh edhe në Prizren. Vetëm disa orë më herët, u zyrtarizua bashkëpunimi mes këtyre dy partive edhe në Junik.
Kandidati i VV-së në Prizren, Artan Abrashi, në një shkrim ka bërë të ditur se nënshkruan marrëveshjen me kandidatin e AAK-së, Besnik Krasniqi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nënshkruam një marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar një qeverisje të drejtë, transparente dhe zhvillimore për qytetin tonë. Ky bashkëpunim ka vetëm një qëllim: t’i shërbejmë qytetarëve të Prizrenit dhe të garantojmë që çdo projekt, çdo investim e çdo vendim të jetë në dobi të komunitetit tonë. Bashkë, me përkushtim dhe përgjegjësi, do të punojmë për: • zhvillim ekonomik e infrastrukturor, • arsim e rini, • qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse. Prizreni është mbi çdo interes partiak. Për qytetin tonë, për të ardhmen e përbashkët”, ka shkruar Abrashi.
AAK-ja në Prizren mori vetëm 2,214 vota apo 3.47%.
Abrashi i VV-së me 19,375 vota do të jetë në balotazh kundër kryetarit aktual, Shaqir Totajt të PDK-së që në rundin e parë mori 26,427 vota.
Më herët, në Junik, AAK-ja që është në balotazh me LDK-në, nënshkroi marrëveshje me VV-në.
Zgjedhjet e balotazhit do të mbahen më 9 nëntor.