Zgjedhjet lokale

Totaj: Për herë të parë pas shumë dekadash po e sjellim QKMF-në e dytë

TOTAJ

Kryetari aktual i Komunës së Prizrenit dhe kandidati për një mandat tjetër nga PDK-ja, Shaqir Totaj, ka thënë përmes një postimi në Facebook se për herë të parë pas shumë dekadash, po e sjellin Qendrën e dytë të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Ky projekt sipas Totajt është para finalizimit.

“Për herë të parë, pas shumë dekadash, Prizrenit po ia sjellim Qendrën e Dytë të Mjekësisë Familjare. Rritja e popullsisë e nevojat për shërbime të shpejta dhe efikase shëndetësore, na kanë nxitur të punojmë 24h për ta ndërtuar QKMF-2 e cila do t’i përballojë nevojat dhe kërkesat e qytetarëve!.”, ka thënë Totaj përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.

Lexo përditësimet tjera
KQZ-Zgjedhjet

Dita e 13-të e fushatës

Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e enjte, 25 shtator 202519:00- Partia Demokratike...