Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka prezantuar projektin e tij për ndërtimin e 2 mijë e 500 vendparkimeve të reja në tri lokacione të Mitrovicës së Jugut.
Sipas Tahirit, kjo do të ofronte hapësira të sigurta e funksionale për qytetarët e kësaj komune.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky është projekti im për ndërtimin e parkingjeve moderne në qendër të Mitrovicës, një zgjidhje konkrete dhe afatgjate për mungesën e parkingjeve në qytet. Me ndërtimin e 2500 vendparkimeve të reja në tri lokacione strategjike, ne do të ofrojmë hapësira të sigurta, të organizuara dhe funksionale për qytetarët tanë. Sistemi i ri i parkingjeve do të menaxhohet nga Komuna e Mitrovicës, duke siguruar transparencë, mirëmbajtje të rregullt dhe shërbim cilësor për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook duke i bashkangjitur edhe disa fotografi të projektit.