Zgjedhjet lokale

Rizanaj: Serbia tentoi të krijonte narrativa të viktimizimit politik gjatë zgjedhjeve lokale

Festim Rizanaj, hulumtues në Hibrid, ka folur për ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai ka thënë se nga Serbia narrativa se Lista Serbe është e vetmja parti që mund t’u garantojë të drejta serbëve të Kosovës ka qenë intensive gjatë gjithë fushatës. 

E, edhe Rusia, sipas tij, ka pasur rol përmes përhapjes së narrativës kundër Kosovës nëpër media online.

“I kanë kushtuar një fokus me idenë që Lista Serbe të rikthehet në pushtet në komunat me shumicë serbe dhe janë munduar të krijojnë disa narrativa të mobilizimit etnik dhe viktimizimit politik. Kanë filluar prej 13 qershorit sidomos nga zyrtarët serbë ka pasur thirrje intensive që të votohet Lista Serbe. Këto narrativa kanë vazhduar deri të Aleksandër Vuçiq, ka thënë ai në Interaktiv. 

Rizanaj ka shtuar se përveç fushatës pro Listës Serbe, nga Beogradi është shpërndarë narrativë edhe kundër Qeverisë së Kosovës. 

“Narrativat e Serbisë kanë qenë në dy kënde, narrative gjatë fushatës zgjedhore ku është bë thirrje të votohet Lista Serbe sepse është identifikuar me besnikërinë me Serbinë dhe Vuçiqit. Këtu është problemi se vetëm LS e kanë identifikuar si besnike nga Beogradi. Zgjedhjet lokale i kanë paraqitur si çështje të ekzistencës kombëtare, jo si proces demokratik. Ka pasë një narrativë ndaj qeverisë, kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku është paraqitur si kërcënim ndaj ekzistencës së serbëve. Serbia është paraqitë si garantues i të drejtave të serbëve. Pas fitores së LS në 9 komuna, narrativa ndërroi por duke u ndërlidhur prapë me to ku u pa që fitorja si garanci për mbijetesën, filluan narrativat se të ardhme atje”, është shprehur ai.

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Lista Serbe ka dalë subjekti kryesor në komunat me shumicë serbe në Kosovë, fituar nëntë nga dhjetë komunat e populluara kryesisht me serbë.