Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje, Faton Peci, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për një takim që ka zhvilluar me banorët e fshatit Kçiq. Sipas Pecit, vlerësimi i qytetarëve për qeverisjen aktuale është se kanë dështuar në çdo aspekt, teksa prezantoi edhe projektet për këtë fshat.
“Në çdo lagje e në çdo lokalitet, vlerësimi i qytetarëve është i njëjtë: kanë dështuar në çdo aspekt. Ndërsa ne do të ndryshojmë mendësinë qeverisëse në funksion të zhvillimit të Mitrovicës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Kçiq, së bashku me banorët, konfirmuam projektet tona për zhvillim: Ndërtimin e çerdhes, zgjidhjen e çështjes së komasacionit, ndërtimin e urës që lidh Kçiqin me Frashërin, përmirësimin e kanalizimit dhe ndriçimit publik.”, ka shkruar kandidati Peci.