Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale të parapara për sot në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të kësaj komune.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”.
“Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot.”, ka shkruar Beqa.
