Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë (AAK) e Kosovës për kryetar të Prishtinës është tallur me premtimet e kundërkandidatëve të tij nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Ai ka premtuar që do ta bëjë një “linjë të aeroplanëve” Bregu i Diellit Fushë-Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mirëmbrëma, kapiteni juaj Bekë Berisha, fluturimi 174 po niset, Bregu i Diellit Fushë-Kosovë, po nisemi por kur mbërrijmë nuk e di”, thotë ai në një video të postuar në Facebook.
Sipas tij premtimet e kundërkandidateve të tij janë “hajgare”.
“Edhe ne dimë të bëjmë hajgare, por Prishtinës i duhet ujë, i duhen rrugë, e këto nuk fluturojnë, këto duhet t’i bëjmë bashkë”, thotë Berisha tutje në video.
Kandidati i LDK-së Përparim Rama dhe ai i LVV-së Hajrulla Çeku, kanë premtuar që do të bëjën linjë të tramvajit në kryeqytet.