Partia Fytyra e Re – Drejtësi për Popullin, e cila vepron në veri, ka akuzuar Listën Serbe se po mobilizon dhunshëm punëtorët shëndetësorë.
Ajo ka shpërndarë një postim në faqen e vet në Facebook, në të cilin theksohet se presioni po bëhet nëpërmjet kërcënimeve dhe shantazheve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë javë protestuan kundër një aksioni të policisë punëtorët shëndetësorë të prirë nga kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, i cili është edhe drejtor i Qendrës Klinike që funksionon në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të sistemit shëndetësor të Serbisë.
Partia Fytyra e Re – Drejtësi për Popullin ka shpërndarë edhe video të deputetit të Kuvendit të Serbisë, Milosh Parandiloviq, i cili është kryetar i partisë opozitare në Serbi, Fytyra e Re e Serbisë (Novo Lice Srbije).
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve në veri të Kosovës që t’i votojnë kandidatët për kryetarë: Nebojsha Miliqin për Mitrovicën e Veriut, Nenad Radosavleviqin për Leposaiviq dhe Grozdan Bishevacin për Zubin-Potok.