Ardit Dragusha, hulumtues në Demokraci Plus, ka deklaruar se ngërçi aktual institucional në vend nuk mund të zgjidhet përmes interpretimeve të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, por vetëm përmes një konsensusi politik ndërmjet subjekteve parlamentare.
Në emisionin “Tempus” në KTV, Dragusha theksoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, ndonëse ka përcaktuar një afat prej 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit, nuk ofron qartësi se çfarë ndodh pas përfundimit të këtij afati.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky aktgjykim është juridik, por interpretimet që po i bëhen atij janë politike dhe nga këndvështrime të ndryshme partiake. Kjo nuk është krizë juridike, por politike”, tha Dragusha.
Sipas tij, pavarësisht pritjeve të mëdha që ishin vendosur mbi Gjykatën Kushtetuese për ta zgjidhur situatën, ajo ka dhënë një vendim që mbetet brenda kornizës ligjore, ndërsa zgjidhja reale duhet të vijë nga vetë skena politike.
“Zgjidhja është politike dhe vjen vetëm përmes një kompromisi të sinqertë ndërmjet partive. Kriza politike nuk mund të zgjidhet me mjete juridike”, përfundoi Dragusha. /BetimipërDrejtësi