Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Video-loja e famshme vjen në Netflix

Netflix

Netflixi ka shtuar video-lojën e famshme, Minesweeper, në koleksionin e lojërave të disponueshme për abonentët për Android dhe iOS.

Loja klasike daton që nga viti 1990. Tani ajo ka grafika të reja, shumëngjyrëshe dhe disa mënyra të reja të lojës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Versioni i Netflixit shton një “Journey Mode” që i çon lojtarët në nivele të ndryshme në mbarë botën, si dhe sfida unike të përditshme.

Netflixi shpreson që Minesweeper do të tërheqë lojtarë të shumtë pasi s’ka reklama dhe blerje në lojë.

Kompania e filmave ka futur disa video-lojëra në aplikacion qe një kohë të gjatë, përfshirë “GTA: San Andreas”, “Football Manager” e të tjera.