Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Për herë të parë punëtorët e Samsungut në Korenë e Jugut në grevë

Samsung

Sindikata që përfaqëson dhjetëra mijëra punëtorë të gjigantit teknologjik, Samsung Electronics, në Korenë e Jugut, të premten ka nisur një grevë. Kjo është greva e parë e organizuar në historinë 55-vjeçare të kësaj kompanie. 

Greva ishte paralajmëruar javën e kaluar nga sindikata, anëtarë të së cilës janë rreth 28 mijë punëtorë, që përbëjnë pak më pak se një të katërtën e fuqisë punëtore totale të kompanisë në vend, pas dështimit të negociatave për pagat e puëntorëve, raporton CNN.
Negociatat për paga kanë nisur qysh nga janari. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Udhëheqës i sindikatës së punëtorëve Son Woomok ka deklaruar se greva e parë në komani është duke u zhvilluar të premten përmes marrjes së pushimit. Sipas tij shumë punëtorë janë duke marrë pjesë. 
Kompania ka bërë të ditur se një veprim i tillë nuk do të ketë ndikim në prodhim dhe në aktivitetet tjera biznesore.

Samsung Electronics është njëra prej kompanive më të mëdha në botë për prodhim të telefonave të mençur, dhe njëra prej pak kompanive në botë që prodhon çipat e nevojshëm për kryerje të shumë funksioneve teknologjike.