Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

19 vjet më parë, kjo është videoja e parë e publikuar në YouTube

YouTube

Më 24 prill të vitit 2005, 19 vjet më parë, ishte publikuar videoja e parë në aplikacionin YouTube.

Videoja ishte publikuar nga Javed Karim, një nga themeluesit e platformës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Videoja quhet “Unë në kopshtin zoologjik”.

Zgjat vetëm 18 sekonda dhe sigurisht që nuk ka rezolucion të lartë, efekte apo gjëra të ngjashme që janë të zakonshme sot. Pavarësisht kësaj, numëron më shumë se 317 milionë shikime.

"Ja ku jemi, përballë elefantëve. E mira e tyre është se ata kanë hundë të gjatë, gjë që është e bukur. Kjo është gjithçka që kam për të thënë”, thotë Karim në video.

Videoja ka edhe më shumë se 16 milionë pëlqime. Në të njëjtën kohë, është e vetmja përmbajtje që Karim ka publikuar në kanalin e tij, megjithëse ka më shumë se katër milionë abonentë.

VIDEO: