Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Volejboll

Volejboll, të enjten finalet e dyta të plejofit

volejboll

Të enjten mbrëma zhvillohen ndeshjet e dyta të serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në volejboll.

Prej orës 20:00 në Lipjan takohen Skënderbeu e Peja. Volejbollistët e Pejës e kanë fituar 3:0 në sete ndeshjen e parë të zhvilluar në “Karagaçi”. Kampion shpallet ekipi që i shënon tri fitore. Peja është kampione në fuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te volejbollistet, Drita e Gjilanit e fitoi 3:2 në sete ndeshjen e parë finale të plejofit ndaj Skënderajt. Kështu që edhe ndeshja e dytë pritet të jetë shumë e fortë.

Ndeshja Skënderaj – Drita  zhvillohet të enjten prej orës 20:00 në Skënderaj. Edhe te volejbollistet kampioni vendoset me tri fitore.