Sporte të tjera

Vdiq çiklisti 19-vjeçar për shkak të përplasjes gjatë garës

ciklist

Një tjetër vdekje tragjike në çiklizëm. Çiklisti i ri italian, Samuele Privitera, vdiq të mërkurën në një aksident gjatë garës për të rinj, Giro della Valle d’Aosta.

Aksidenti tragjik ndodhi në qytetin Pontey, në Italinë veriore. Rrethanat e aksidentit ende janë të paqarta.

Sipas mediave italiane, çiklisti 19-vjeçar u rrëzua derisa po lëvizte me shpejtësi prej rreth gati 70 kilometra në orë. Ka raportime që atij i ra helmeta dhe u përplas në një pengesë. Vdiq më vonë në spital.

Në vitet e fundit disa çiklistë kanë vdekur për shkak të aksidenteve në gara.