Sporte të tjera

Tri humbje të thella për Kosovën U18 në hendboll

Kosova U18 - hendboll

Hendbollistët e Kosovës U18 i kanë humbur me rezultat të thellë të tri ndeshjet kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm. 

Të premten Kosova U18 humbi 48:26 nga Rumania. Turqia e mposhti Kosovën me shifrat 42:28, të shtunën, ndërsa humbje edhe më të thellë hendbollistëve të rinj kosovarë u shkaktoi Italia të dielën. 44:16 ishte rezultati në fund në të mirë të Italisë. 

Kosova U18 mbeti e fundit në grup dhe në verën e ardhshme do të luajë në Divizionin II.