Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Në Prishtinë të martën nis “IHF Trophy” në hendboll

Kosova hendboll

Hendbollistët e Përfaqësueses U18 dhe U20 të Kosovës të martën do t’i zhvillojnë ndeshjet e para të “IHF Trophy” për zonën evropiane, që do të do të organizohet në Prishtinë.

“Ngjarja është kualifikuese për Kampionat Botëror. Në të dy grupmoshat, fituesit kualifikohen për fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Dhe më pas kombëtaret që triumfojnë në fazën ndërkontinentale, kualifikohen në Kampionatin Botëror”, shkruan Federata e Hendbollit e Kosovës të hënën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hendbollistët e grupmoshës U18 ndeshjen e parë e kanë kundër Moldavisë. Ndeshja luhet nga ora 17:00, kurse Kosova U20 do të përballet kundër Qipros nga ora 19:00. Në Prishtinë do të luhen edhe ndeshjet tjera. Në grup me Kosovën U18 është edhe Bullgaria. Në Grupin A janë Gjeorgjia, Britania e madhe, Qipro dhe Shqipëria.

Ndeshja e parë është mes Gjeorgjisë dhe Qipros për grupmoshën U18 zhvillohet të martën prej orës 11:00. Nga ora 13:00 takohen Britania e Madhe dhe Shqipëria. Para kësaj ndeshjeje, nga ora 16:45, është hapja zyrtare e kampionatit.

Ndërkohë, Kosova U20 në grup i ka edhe Qipron dhe Britaninë e Madhe.

Të martën prej orës 15:00 është ndeshja Bullgaria – Britania e Madhe.