Në fundjavë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë zhvillohet turneu final i Kupës së Kosovës në volejboll.
Të shtunën janë gjysmëfinalet.
Për dallim prej basketbollit e hendbollit, në volejboll fillimisht zhvillohen ndeshjet në konkurrencë të meshkujve. Nga ora 13:00 takohen Peja e Drita, ndërsa prej orës 15:30 është takimi gjysmëfinal mes Skënderbeut dhe Ferizajt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej orës 18:00 është gjysmëfinalja e parë te volejbollistet. Takohen Fer Vollej dhe Fushë Kosova. Ndërkohë në gjysmëfinalen e dytë, të shtunën prej orës 20:00, takohen Drita e Skenderaj.
Të dielën janë finalet e Kupës. Nga ora 17:15 është finalja e volejbollistëve, ndërsa prej orës 20:15 luhet finalja e volejbollisteve.