Hendbollisti Olsi Mulaj ka pasur debutim shumë të suksesshëm në kampionatin elitar të Francës në hendboll.
Mulaj, i cili si hendbollist është zhvilluar te Besa Famgas, debutoi si 19-vjeçar të premten në ligën që vlerësohet e dyta më e fortë në botë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHendbollisti i talentuar pejan i shënoi dy gola në mbi 15 minuta lojë për Istresin, që u mposht 33:28 nga Montpellieri.
Mulaj iu bashkua Istresit në verën e vitit të kaluar.
“Jam i lumtur për debutim në Superligën e Francës dhe për kthim nga lëndimi. Kam luajtur kundër Montpellierit, kampionit të dyfishtë të Evropës. 15 minuta lojë, dy gola, jam shumë i kënaqur me ndeshjen e parë. Ende nuk jam 100 për qind i gatshëm në aspektin fizik për shkak të lëndimit, por besoj shumë se deri te ndeshjet me Bosnjë-Hercegovinën do të jem në formën më të mirë. Por, pas tre muajsh jashtë për shkak të lëndimit, të kthehesh dhe të debutosh në këtë nivel është ndjenjë e jashtëzakonshme. Kam pasur emocione të mëdha para fillimit të ndeshjes, por gjatë lojës jam ndier pjesë e ritmit. Intensiteti i lojës në ligën elitare franceze është shumë i lartë”, ka deklaruar Mulaj për faqen zyrtare të Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Mulaj ishte udhëheqës i Kosovës U19 në Botërorin në Egjipt, ndërsa tani është i rëndësishëm edhe te Kosova A. Të premten ai luajti pas tre muajsh mungesë shkaku i një lëndimi të rëndë.