Kroacia është finalistja e parë e Kampionatit Botëror në hendboll.
Të enjten mbrëma në “Arena Zagreb”, Kroacia në gjysmëfinale e mposhti favoriten e madhe, Francën. Kroatët fituan me rezultat 31:28.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKroatët kanë luajtur superndeshje, ndërsa në pjesën e parë krijuan epërsi deri në dhjetë gola. Franca u afrua në pjesën e dytë, por vetëm deri në tri gola.
Ndeshja u zhvillua në atmosferë të zjarrtë.
Zvonimir Srna e Marin Jeliniq i shënuan nga shtatë gola për Kroacinë. Gjashtë i kishte Ivan Martinoviq.
Ka shkëlqyer sidomos portieri Dominik Kuzmanoviq.
Kroacia për herë të pestë do të paraqitet në finale të Botërorit. Deri më tani ka një titull, ndërsa tri finale i ka humbur.
Në gjysmëfinalen e dytë, të premten nga ora 20:30, takohen Danimarka e Portugalia. Kjo ndeshje luhet në Norvegji.
Edhe finalja e së dielës është në Baerum të Norvegjisë.
Franca ka gjashtë tituj të botës, por të enjten mbeti në hije të lojës së kroatëve.