Kosova U18 ka fituar ndaj Britanisë së Madhe dhe ka avancuar në finale të Kampionatit “IHF Trophy” për zonën evropiane për hendbollistët e rinj.
“Dardanët” e grupmoshës U18 të premten në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” në Prishtinë, fituan përballë Britanisë së Madhe me rezultatin 29:26.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë meritori për fitoren e Kosovës U18 ishte portieri Olt Kabashi duke bërë 20 pritje.
Kontribut të madh kanë dhënë edhe Olsi Mulaj që realizoi 13 gola kurse nga katër gola i shënuan Amar Muqolli dhe Granit Kadiri.
Kosova në finale do të takohet me Bullgarinë të shtunën nga ora 16:30.
Fituesi avancon në fazën ndërkontinentale të “IHF Trophy”.
Përfaqësuesja e cila e fiton këtë fazë kualifikuese, do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror.