Sporte të tjera

Kosova me pesë notarë në Evropianin në pishina të shkurta

not

Kampionati Evropian në pishina të shkurta nis të martën, ndërsa përfundon të dielën.
Në Evropianin që mbahet në Lublin të Polonisë merr pjesë edhe Kosova. 

Pesë notarë do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropianin në Lublin. Kosova përfaqësohet me Riga Shalën, Hana Beiqin, Olta Berishën, Erina Idrizajn dhe Arion Budiman. “Ky përfaqësim është një hap i rëndësishëm për zhvillimin e notarëve tanë të rinj në arenën ndërkombëtare. Urojmë garim të suksesshëm, përvoja të vlefshme dhe rezultate sa më të mira për Kosovën”, shkruan Federata e Notit e Kosovës.

Ka pak shpresë për rezultate kulmore. Synimi është përmirësimi i rezultateve individuale të garuesve.