Muajin e ardhshëm përfaqësuesja e Kosovës në hendboll i luan dy ndeshje me Ukrainën. Derisa ndeshja Kosovë – Ukrainë zhvillohet më 13 mars në Prishtinë, ndërsa Ukrainë – Kosovë zhvillohet në vend neutral.
Për shkak të pushtimit rus, Ukraina të gjitha ndeshjet si vendase, në të gjitha sportet, i luan në vende të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdeshjen e hendbollistëve me Kosovën, Ukraina ka vendosur ta organizojë në Klaipeda të Lituanisë më 16 mars, ka njoftuar të mërkurën Federata e Hendbollit e Kosovës.
Ndeshjet u takojnë kualifikimeve për Euro 2026, ndërsa janë vendimtare për Kosovën. Kosova duhet të jetë më e suksesshme se Ukraina për të shpresuar në kualifikim historik.
Deri më tani në këtë cikël kualifikues, hendbollistët e Kosovës e kanë një humbje 32:21 nga Ishujt Faroe dhe barazimin 33:33 me Holandën, favoriten e grupit.
Ukraina u mposht nga Holanda dhe fitoi ndaj Ishujve Faroe.