Atletja nga Kenia, Faith Kipyegon, e ka përmirësuar rekordin Botëror në 1500 metra vrapim në “Diamond League” në Paris të dielën.
Kipyegon arriti në finish me kohën 3:49.04, në një paraqitje mbresëlënëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo e theu rekordin për 0.07 sekonda të vendosur në Firence në qershor të vitit 2023.
30-vjeçarja Kipyegon do të rikthehet në Paris për Lojërat Olimpike Verore si njëra prej favoriteve kryesore për të triumfuar.
Ajo është kampione e dyfishtë Olimpike në 1500 metra vrapim, ndërsa ka edhe tre tituj të botës.
Vitin e kaluar në Budapest, ajo triumfoi në 5 mijë metra dhe 1500 metra vrapim.
“Ndihem shumë e lumtur pasi e theva rekordin Botëror. Jam në rrugën e duhur për Lojërat Olimpike”, ka thënë Kipyegon.