Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Hendboll

Istogu – Ferizaj, derbi i fundjavës në hendboll

hendboll

Istogu – Ferizaj vlerësohet ndeshja kryesore e fundjavës në hendbollin kosovar. Hendbollistet e Istogut dhe ato të Ferizajt takohen të shtunën nga ora 19:30 në Banjë. Ndeshja i takon xhiros së 16-të, ndërsa do të jetë vendimtare për renditjen për plejof.

Ferizaj i ka fituar 15 ndeshjet e deritashme dhe udhëheq në tabelë me 30 pikë. Kampioni në fuqi, Istogu, i ka 28 pikë në vendin e dytë. Humbjen e vetme e ka pësuar nga Ferizaj. Në kuadër të xhiros së shtatë Ferizaj kishte fituar në shtëpi me rezultat 35:26. Kështu që Istogut i duhet fitore me dhjetë gola dallim për ta kaluar Ferizajn në tabelë. Këto dy skuadra pritet të luftojnë për titull të kampionit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te hendbollistët është java e 26-të. Derbi zhvillohet të shtunën nga ora 19:00, në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Takohen Trepça e Besa Famgas.