Volejbollistet e Kosovës U20 e kanë luajtur të premten pasdite ndeshjen e parë në raundin e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të këtij viti. Në Pezinok të Sllovakisë, volejbollistet e reja të Kosovës u mposhtën 3:0 në sete nga të rejat e Sllovakisë.
Në setin e parë dhe të dytë, Kosova U20 i fitoi nga 15 pikë. Pra dy setet e para përfunduan 25:15 në të mirë të Sllovakisë U20.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSeti i tretë ishte edhe më i zbehtë për Kosovën. Përfundoi 25:12 për përfaqësuesen vendase.
Të shtunën prej orës 19:30, Kosova U20 luan ndaj Spanjës. Ndërsa të dielën prej orës 16:30 takohet me Greqinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Pezinok të Sllovakisë.
Në raundin e parë të kualifikimeve, në janar, Kosova U20 kishte pësuar nga Rumania dhe Turqia në fazën e grupeve. Të dy përballjet i kishte humbur 3:0 në sete. Me rezultatin 3:1 kishte humbur nga Mali i Zi në ndeshjen për vend të pestë. Ndonëse kishte mbetur e fundit, Kosova U20 u përfshi edhe në raundin e dytë të kualifikimeve, ku tashmë e ka një humbje bindëse.