Pas humbjes nga Çekia, Greqia dhe Mali i Zi, volejbollistet e reja të Kosovës, të hënën mbrëma pësuan disfatë edhe nga Hungaria. Kosova U16 humbi nga hungarezet me 3:0 në sete. “Dardanet” e reja nuk e kanë fituar asnjë set në katër ndeshjet e zhvilluara në Evropianin që po mbahet në Kosovë dhe Shqipëri.
Pas shtatë xhirove në fazën grupore, që zhvillohen deri të enjten, janë gjysmëfinalet. Gjysmëfinalet zhvillohen më 12 korrik në Tiranë. Po në Tiranë, më 13 korrik, është ndeshja për vend të tretë dhe finalja e Evropianit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo