Hendbollistët e Kosovës do të përballen kundër Bosnjë-Hercegovinës në fazën e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Shorti u tërhoq të enjten paradite në Vjenë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova e eliminoi në fazën e parë Britaninë e Madhe, kurse Bosnjë-Hercegovina e fillon garimin prej fazës së dytë.
Kosova paraqitet për herë të parë në fazën e dytë kualifikuese për Kampionat Botëror.
Ndeshja e parë zhvillohet më 18 apo 19 mars të vitit të ardhshëm në Bosnjë-Hercegovinë. Ndeshja e kthimit është në Kosovë, më 21 apo 22 mars.
Kosova i ka disa përballje me Bosnjë-Hercegovinën.