Rahoveci nuk ka lejuar befasi në gjysmëfinalen e parë të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll.
Rahoveci të mërkurën mbrëma fitoi 47:30 ndaj Prishtinës. Ndeshja u zhvillua në Rahovec.
Ndeshja e dytë është të shtunën në Prishtinë, ndërsa “vreshtarët” udhëtojnë që me fitore të sigurojnë finalen.
Alban Haziri ishte më efikasi te Rahoveci me tetë gola. Shtatë i shënoi Granit Kadiri. Te Prishtina, Oltion Beshiri i shënoi tetë gola, ndërsa gjashtë i kishte Altin Cacaj.
Në gjysmëfinalen tjetër përballen Kastrioti e Besa Famgasi. Ndeshja e parë është të enjten nga ora 18:00.