Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Gjermania, finalistja e parë e Evropianit në hendboll

Gjermania

Gjermania është finalistja e parë e Kampionatit Evropian në hendboll.

Të premten mbrëma në Herning të Danimarkës, Gjermania fitoi 31:28 ndaj Kroacisë. Pas pjesës së parë rezultati ishte 17:15 për gjermanët.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë Gjermania ishte vazhdimisht në epërsi bindëse. Në fund kroatët u afruan, por pa ia dalë të rrezikojnë fitoren e Gjermanisë.

Andreas Wolff i bëri 13 pritje për Gjermaninë. Më efikasi ishte Lukas Zerbe me gjashtë gola. Te Kroacia, Tin Luçin i shënoi gjashtë gola. Shtatë pritje i kishte Dominik Kuzmanoviq.