Përfaqësuesja e Kosovës në futbollin e sallës do të ketë kundërshtarë të vështirë për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2026.
Në shortin e tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës, Kosova është vendosur në Grupin 10, në të cilën janë edhe Franca, Gjeorgjia dhe Bullgaria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëto ndeshje do të luhen me sistem vajtje-ardhje, ndërsa do të zhvillohen nga data 9 dhjetor deri më 16 prill të vitit të ardhshëm.
Vendet e para nga 10-të grupet avancojnë në finalet e “Euro 2026”, ndërsa tetë skuadrat më të mira të vendeve të dyta do të tentojnë kalimin tutje nëpërmjet plejofit.
Ndeshjet e plejofit luhen prej 15 deri më 24 shtator të vitit 2025.
Organizatore e Evropianit të vitit 2026 në futsall do të jenë Letonia dhe Lituania.
Evropiani nis më 18 janar, ndërsa përfundon më 8 shkurt.
Kosova në futsall udhëhiqet nga selektori Agon Ramadani, dhe rezultatet kanë qenë pozitive.
Kosova për herën e parë që nga anëtarësimi në UEFA, do t’i fillojë kualifikimet nga “Main Round”.
Në Grupin 6, Shqipëria do të ballafaqohet me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.