Franca është fituese e medaljes së pestë të bronztë në Kampionate Botërore, ndërsa e ka siguruar edhe medaljen e 13-të në total në ngjarjen globale në hendboll.
Franca të dielën në ndeshjen për vend të tretë fitoi përballë Portugalisë, 35:34.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy ballafaqim u zhvillua në “Unity Arena” të Oslos në Norvegji.
Pjesa e parë përfundoi 19:17 në të mirë të francezëve.
Lojtarët më efikas te Franca ishin Aymeric Minne me dhjetë gola, ndërsa Dylan Nighy kontribuoi me gjashtë gola.
Te Portugalia, tetë gola i pati Francisco Costa, kurse Victor Ituriza Alvarez, realizoi shtatë të tjerë.
Me triumfin të dielën në Norvegji, Franca e siguroi medaljen e 13-të, më së shumti në histori të Kampionateve Botërore, gjashtë të arta, dy të argjendta e pesë të bronzta.
E ka kaluar Suedinë që ka 12-të medalje në total.