Të shtunën fillon stinori pranveror në Superligën e Kosovës në hendboll. Por jo për të gjitha skuadrat.
FHK-ja ka njoftuar të premten se ndeshja mes Vjosës e Kastriotit është shtyrë. Kastrioti, që është fitues i Kupës, po kalon krizë financiare. Skuadra ferizajase nuk ka nisur ende stërvitjet dhe nuk dihet kur do t’i nisë, apo nëse do t’i nisë ato.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën janë ndeshjet Trepça – Vushtrria dhe Besa Famgas – Rahoveci. Në Mitrovicë ndeshja fillon në ora 19:30, ndërsa derbi në Pejë fillon në ora 20:00.
Të dielën është takimi Llapi – Prishtina, që fillon në ora 16:00. Ndeshjet i takojnë xhiros së 15-të.
Rahoveci ka dimëruar në pozitën e parë. I fitoi të gjitha 14 ndeshjet dhe udhëheqë në tabelë me 28 pikë. Nga 22 pikë i kanë Besa Famgas e Kastrioti.