Një tollovi ka ndodhur pas finales së Kupës të Federatës në volejboll në mes të Ferizajt dhe Pejës.
Në transmetimin e ndeshjes në “Youtube” janë parë lojtarët e klubit të volejbollit Peja duke u ngjitur me vrap në tribunat e palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe vrap pas lojtarëve të Pejës janë parë duke shkuar edhe disa persona që qëndronin në tribunën qendrore të palestrës ku u zhvillua finalja e Kupës së Federatës.
Finalen me 3:2 në sete e fitoi Ferizaj, por mbeti nën hije të asaj që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes. “Kam ardhur të luaj, jo të më gjuash me shishe”, dëgjohet në transmetim një nga lojtarët e Pejës. Lojtarët e Pejës u shfaqën më vonë në transmetim duke pranuar medalje