Tenisti i njohur britanik, Andy Murray, do ta mbyllë karrierën e suksesshme pas përfundimit të Lojërave Olimpike që do të mbahen në Paris.
“Mbërrita në Paris për turneun tim të fundit të tenisit. Garimi për Britaninë e Madhe ka qenë përvoja më e paharrueshme e karrierës sime dhe jam jashtëzakonisht krenar që mund ta bëj për herë të fundit”, ka shkruar Murray të martën në rrjetin social “X”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër 37-vjeçarin do të jetë hera e pestë që garon në Lojërat Olimpike, që nga debutimi në Lojërat e Pekinit në vitin 2008.
Murray ka fituar tri medalje olimpike. Fitoi medaljen e artë olimpike në vitin 2012 dhe në vitin 2016. Ndërsa ka të fituar edhe një medalje të argjendtë.
Murray është përballur me lëndime të shumta në fazën e fundit të karrierës së tij.
Një dëmtim i shpinës e detyroi atë të tërhiqej nga turneu i këtij viti në Wimbledon.