Valmir Berisha i ka shënuar dy golat e fitores për Malishevën në fitoren 2:1 ndaj Llapit. Ndeshja u luajt të hënën dhe i takoi xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Berisha golat i shënoi në pjesën e parë. Për 1:0 Berisha shënoi në minutën e tetë. Ndërsa golin e dytë dhe të fitores për Malishevën, Berisha e realizoi në minutën e 28-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolin e vetëm të Llapit e realizoi Mërgim Cërnavërni në minutën e 68-të.
Malishevës iu anulua edhe një gol i sulmuesit Fatjon Bunjakut në minutën e 76-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Malisheva ka 22 pikë dhe renditet në pozitën e dytë. 22 pikë i ka edhe Ballkani që është lider. Drita është në pozitën e tretë me 21 pikë por ka dy ndeshje më pak të luajtura.
Llapi është në pozitën e gjashtë me 15 pikë.