Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marrëveshja diplomatike lejon klubet saudite të shkojnë në Iran për Championsin e Azisë

Cristiano Ronaldo, Neymar, Karim Benzema dhe klubet e tyre të futbollit nga Arabia Saudite do të luajnë në Iran për ndeshjet e Ligës së Kampionëve të Azisë këtë edicion, për shkak të përmirësimit të marrëdhënieve midis vendeve.

Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC), vlerësoi të hënën “një marrëveshje novatore” midis federatave të futbollit - saudite dhe iraniane - që lejon ekipet e tyre të presin njëra-tjetrën në ndeshjet në shtëpi dhe udhëtim në vend që të kërkojnë terren neutral.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Al-Nassr, skuadra e Ronaldos, është planifikuar të luajë me Persepolisin në Teheran më 19 shtator. Ndeshja e kthimit më 27 nëntor do të luhet në Riad. Edicioni 2015 i Ligës së Kampionëve të Azisë, ishte hera e fundit që skuadrat saudite dhe iraniane u përballën me njëra-tjetrën në terrenin shtëpiak në fazën e grupeve ose në raundet e eliminimit. Tensionet e gjata diplomatike midis dy vendeve po zbuten dhe ministri i jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, shkoi në Arabinë Saudite muajin e kaluar për vizitën e parë të tillë në tetë vjet. Që kur vendimi i AFC-së, për përdorimin e vendeve neutrale hyri në fuqi në vitin 2016, klubet saudite dhe iraniane në Championsin e Azisë përdorën stadiumet në Dubai dhe Doha. Skuadrat iraniane luajtën në qytetet saudite gjatë pandemisë COVID-19, kur stadiumet e vetme ishin që përdoreshin për ndeshje midis ekipeve nga shumë vende, nën rregulla të rrepta shëndetësore. Shorti i Ligës së Kampionëve të Azisë u tërhoq më 24 gusht dhe krijoi ndeshjet Iran-Saudi në tri nga pesë grupet në pjesën perëndimore të kontinentit. Pesë grupe të tjera me katër ekipe luajnë në rajonin lindor.

Al-Hilal, skuadra e Neymarit, është planifikuar të luajë në Iran kundër Nassaji Mazandaran më 2tetor.

Al-Ittihad, skuadra e Benzemas, në të njëjtën ditë do të përballet me Sepahanin. Ndeshjet e kthimit në Arabinë Saudite janë caktuar për datën 12 dhjetor.

“Tifozët e pasionuar në Arabinë Saudite, Iran dhe gjithë Azinë tani mund të presin me padurim një kapitull të ri emocionues në futbollin e klubeve dhe kombëtareve”, shkroi AFC, duke shtuar se ekipet e vendeve “do të luftojnë në frymën e konkurrencës dhe miqësisë”.

Në nivelin e përfaqësueseve, Arabia Saudite dhe Irani u përballën për herë të fundit në vitin 2012.